Saturday, April 17, 2010

Traktati i Lisbonës

Punim Seminarik












Tema: Traktati Reformues- Lisbonës











Punoi:
Ramadan Halimi










May, 2009






Trektati Reformues- Lisbonës

I. Hyrja:

A. Fjalia njohëse:
B. Fjalia tezë: Pushteti i BE-së, Traktati Reformues- i Lisbonës si pasardhës i
Traktatit Kushtetues, sfidat deri te ratifikimi, avantazhet dhe
disavantazhet e tij për shtetet anëtare të BE-së.

II. Mbarështrimi/zhvillimi:

A. Ideja e parë mbështetëse (Fjalia temë): Deri te Traktati Kushtetues-
Kushtetuta e BE-së

1. Traktatet e BE-së që nga themelimi.
2. Traktati kushtetues i BE-së.
3. Ratifikimi dhe mos-ratifilimi i traktatit nga shtetet e BE-së.

B. Ideja e dytë mbështetëse (Fjalia temë): Traktati Reformues- i Lisbonës si
pas- ardhës i Traktatit Kushtetues, me substance të
njejntë apo i ndryshem thelbësisht!

1. Përmbajtja e Traktatit Reformues-Lisbonës.
2. Ratifikimi i Traktatit Reformues.
3. Futja në zbatim i traktatit pas ratifikimit.


C. Ideja e tretë mbështetëse (Fjalia temë): Çka pas ratifikimit dhe venjes në
zbatim.

1. Roli i traktatit në relacion me shtetet anëtare të BE-së
2. Zbatueshmëria dhe inkorporimi i traktatit reformues në legjislacionin e
shteteve anëtare të BE-së

III. Përfundimi:
A. Fjalia mbyllëse
B. Rishpallja e tezës: Pas përpjekjeve të gjata dhe pas nxjerrjes së një numri të
traktateve të shumta që nga themelimi i BE-së, dhe se fundi edhe të
traktatit kushtetues, dhe dështimit që të ratifikohet nga të gjithë 27 vendet
anëtare të BE-së, u pa nevoja për një krijesë apo projekt pak më ndryshe
nga traktati kushtetues në mënyrë që të jetë i akceptuar nga i tërë unioni
dhe kështu t’u hapej rrugë preceseve tjera të parashikara dhe të atyre që
do të pasonin si rrezultat i ndryshimeve në eliten eurpiane dhe botrore.



Paraqitja:

Të shkruash apo të shfletosh për Bashkimin Europian nuk është ndonjë risi, por është vetëm shtytje apo përpjekje për të proceduar më tej në proceset se si është krijuar ky organizëm, sfidat dhe rrugëtimin e tij deri në ditet tona, si dhe angazhimi e shumë aktorëve europian për diçka të përbashkët dhe unifikuese të shteteve anëtare. Dihët që edhe para luftës së parë dhe të dytë botërore janë bërë përpjekje për bashkimin e europës (në mënyra të ndryshme duke përdorur edhe dhunën, duke krijuar vatra të ndryshme lufte dhe kriza të mëdha), këto përpjekje kanë vazhduar edhe pas luftës së dytë deri në ditet tona, por në mënyrë paqësorë, pasi që u pa qartë se asgje nuk mund të arrihej me dhunë dhe armiqësi, dhe se mënyra e vetme ishte ulja në bisedime dhe gjetja e mënyrave të përshtatshme dhe bashkëpunuese në mes të komuniteteve homogjene në kontinentin e vjetër.
Ky punim do të konkretizohet duke i ndërthurur medotat përmbledhëse dhe krahasuese, pra atë çka është arritur dhe ratifikuar deri më tani dhe krahasimin e këtyre të dhënave duke bërë krahasimin e tyre. Kjo do të shtjellohet duke u nisur nga disa informacione të zgjedhura lidhur me nocionin, krijimin, funksionimin e BE-së. Pra, do të kontaktohen apo hulumtohen burime të ndryshme, literatura në posedim dhe burime të ndryshme nga interneti, por edhe detaje nga përvoja jetësore. Prandaj, përmes këtij punim synohet që duke hulumtuar, përmbledhur dhe krahasur të dhënat e nxjerra, të finalizohet apo të arrihet deri të nxjerra e ndonjë konkluzioni apo mendimi vetijak lidhur me të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen e kësaj krijese 27 anëtarëshe, e quajtur Bashkimi Europian.




Mbarështrimi i temës:

1. Si u krijua BE-ja, nga kush dhe qëllimi i krijimit?
Dihet shumë qartë se tema që do të shtjellohet është një fushë apo hapsirë që ka vend
për studim dhe gjurmim, pasi që, bazuar në zhvillimet paraprake historike dhe njohuritë
që deri tani ka pasur një evoluim të madh në procesin e krijimit, rimëkembjes,
rritjes dhe stabilitetit të këtij unioni akoma të pakompletuar dhe konstruktuar si duhet.
Historiku i BE-së i ka rrënjet e veta që nga marrëveshja e parë për krijimin bashkësisë
për Thëngjill dhe Çelik propozuar nga Ministri i punëve të jashtme Franceze Robert Schuman (1948-52), ku propozimi i tij u mirëprit nga kancelari i Republikës Federale Gjermane, Konrad Adanuer. Iniciativa e tyre ishte që në mesin e tyre të ftoheshin edhe aktor të tjerë Euro-Perendimor, ku Italia dhe disa tjera, posaçërisht ato të Beneluksit (Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) i’u bashkangjiten dhe formuan Bashkësinë e Thëngjillit dhe Çelikut, e cila u themelua në Paris, në muajin prill të vitit 1951. Traktati u nënshkrua nga vendet nismëtare që u përmenden më lart dhe traktati hyri në fuqi në vitin 1952. Ky traktat kishte qëllime të ndryshme, mirëpo ndër më të rëndësishmët ishin zbutja dhe afrimi i marrëdhënjeve ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, pas hasmërive të tyre shumë vjeçare, zhvillimi ekonomik i tyre dhe i tërë rajonit, i cili ishte mjaftë i shkatërruar nga luftat e fundit.
1.1 Si funksionon BE-ja?
BE-ja ka një ndërtim që funksionon nga shumë organe, mirëpo ndër më të rëndësishmet ku merren vendime dhe ku aprovohen traktate, sillen rekomandime, vendime, rregullore dhe direktiva mund të përmenden: Këshilli Europian, Këshilli i Ministrave, Komisioni i BE-së, Parlamenti Europian, Gjykata e Bashkësisë Europiane dhe Banka Qendrore Eurpoiane. Këto janë organet e BE-se të cilat udhëhëqin me politikat e unionit shumë anëtarësh.[1]
1.2 Çfarë i ofroi Traktati i Parisit BE-se?
Pasi që Traktati i Parisit nuk kishte mundësi t’i plotësonte kërkesat e unionit tashmë funksional, u pa e nevojës që proceset të vazhdonin dhe më 25 mars 1957, ku shtetet themeluese si, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda, dhe Luksemburgu u mblodhën në Romë dhe nënshkruan dy traktate. I pari krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ndërsa i dyti Komunitetin Europian të Energjisë Atomike (KEEA). Traktati i parë i ashtu quajtur, Komuniteti Ekonomik Europian kishte si qëllim ngritjen e një Tregu të Përbashkët, ekpansionin e vazhdueshëm dhe të barabartë, stabilitetin në rritje, rritjen e përshpejtuar të nivelit të jetesës dhe marrëdhënie më të ngushta midis shteteve anëtare" (përcaktuar në nenin 2). Ky treg bazohej në katër pika kyqe si: Liria e qarkullimit të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit dhe do t’i shërbente një tregu konsumator prej 500 milion banorësh.[2]
1.3 Po Traktati i Romës!
Traktati i Romës kontribuoi në zgjerimin dhe bashkëpunimit mbikombëtar, duke i dhënë shpirt dhe shtytur lokomotivën europiane, e cila ishte ngadalësuar tej mase pas dështimit të projektit politik të Komunitetit Europian të Mbrojtjes. Ndërkohë, Komuniteti Europian i Energjisë Atomike (EURATOM) ishte i një tjetër-dimensioni. Këtu nuk ishte qëllimi i bashkëpunimit ekonomike dhe ngritja e marrëdhënieve të mira tashmë ekzistuese, por të kontribohej në formimin dhe në zhvillimin e një industrie europiane bërthamore.
1.4 Sa arriti traktati i Romës ta formalizoj BE-në
Pas Traktatit të Romës që i avancoi shumë lidhjet mes shteteve të unionit, gjithnjë ndihej nevoja për diçka më shumë apo kërkohej që të bëheshin avancime në rrafshin ekonomike, poashtu edhe në atë politike. Kështu më 1986 në Luksemburg nga parlamentarët e vendeve anëtare u nënshkrua dhe ratifikua Akti Unik Europian, i cili hyri në fuqi një vit më vonë. Rëndësi e këtij akti ishtë se ai e fuqizoi dhe dinamizoi krijimin e tregut të brendshëm. Nga ana tjetër ky akt kishte rëndësi sepse fuqizoi rolin e Parlamentit Europian dhe e mobilizoi Këshillin e Ministrave më me shumë fuqi vendim-marrëse.[3]
1.5 Thuhet se Traktati i Mastrihti ishte gur-themel për shumë çështje lidhur me BE- në, si dhe pse?
Trashëgimtari i traktateve të Parisit dhe Romës është padyshim traktati i Mastrihtit i mbajtur dhe nënshkruar në vitin 1992, që ka hyrë në fuqi në vitin 1993 dhe i cili mbetet traktati me themelor që i dha formën dhe bazën asaj që sot e njohim si BE. Ky traktat ishte më i avancuar pasi që u bazua në tri shtylla kryesore si: e para e quajtur ‘Tre Komunitete’ (trekëndëshi institucional, Këshilli, Parlamenti dhe Komisioni) [4], pastaj Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, dhe Punët e Brendshme dhe Drejtësia.
1.6 Por si u procedua më tutje në rrethanat që po krijoheshin në familjen europiane?!
Traktati i Amsterdamit i cili u mbajt në Amsterdam më 1997 dhe hyri në fuqi në maj 1999 është vazhdim i Traktatit të Mastrihtit. Pas ndryshimeve në skenën europiane dhe botërore pas luftës së ftohtë, u ngritë nevoja urgjente për traktate tjera më të avancuara politike pasi që kishte kërkesa për anëtarsim në BE, kështu që u mbajtë traktati i Nicës i cili u quajt edhe si ‘Traktati i Reformimit’ për zgjerim, i cili hyri në fuqi në vitin 2003. BE-ja gjithnjë ishte në evoluim e sipër dhe kërkohej diçka më e mirë dhe funksionale ku Këshilli Europian kishte marrur rrugën e hartimit të një projekti më të madh dhe të rëndësishëm që u quajt Traktati Kushtetues, i cili ishtë gati në vitin 2003 dhe në vitin 2004 Këshilli Evropian kishte aprovuar tekstin e Kushtetutës së BE-së. Pas kundërshtimit që i’u bë këtij Traktati nga disa shtete (Franca dhe Holnda), Këshilli vendosi për një traktat të ri që ngjasonte me traktatin kushtetues, por me disa ndryshime. Ky traktat u emrua si ‘Traktati Reformues apo Traktati i Lisbonës’ i cili duhët të ratifikohet nga 27 vendet anëtare në mënyrë që të jetë i plot-fuqishëm.[5]



2. Trakatati Reformues-Lisbonës
Ky traktat mund të vihet në efekt në vitin 2009, tetë vite pasi liderët europian lansuan procesin e të bërit të BE-së më demokratike, më transparente dhe me efiçente. Sikurse Traktati Kushtetues më parë, Traktati Reformues duket sikur një trajektore e institucioneve të BE-së që ta bëjë bllokun 27 anëtarësh të funksionoj sa me mirë, mirëpo kundërshtarët e shohin si një pjesë e agjendës federaliste që kërcënon sovraniteit nacional. Sikurse Traktati Kushtetues që ishte refuzuar nga Franca dhe Holanda, edhe traktati reformues është refuzuar me referendum në vitin 2008 nga Irlanda. Pra, Irlanda është i vetmi vend që vendos me referendum për gjera të rëndësisë së lart dhe kjo është ditur paraprakishtë se do të ndodhte, ku misnistri i drejtësisë së Irlandës, Dermot Ahert akoma pa dalur rezultatet e votimeve deklaron se votuesit irlandez i thanë jo traktatit reformues.[6]Ka edhe skeptik apo shtete tjera që kanë rezerva sa i përket traktatit reformues si, Gjermania ( edhe pse parlamenti e ka ratifikuar traktatin, gjykata kushtetuese po e studion traktatin nësë është në përputhje më ligjet Gjermane apo jo), Çekia (presidenti i saj nuk ka dashur ta nënshkruaj, por se fundi pas aprovimit nga parlamenti dhe senatit këtë vit traktati u ratifikua) dhe Polonia me skepticizmin e saj është duke pritur se çfarë po ndosh me Irlanden, pra pas referendumit që do të mbahet në pjesën e dytë të këtij viti. Prandaj pritet të shihet se çfarë do të ndodh në referendumin e Irlandës dhe të procedohet më tutje pasi që ratifikimi i këtij traktati ka rëndësi të shumëfishta në vetë BE-në, dhe për shtetet që presin të anëtarësohen, pasi që traktetet e më hershme e ndalojnë zgjerimin e unionit në më shumë se 27 anëtar.[7] Sipas dispozitave të traktatit reformues, pra pas ratiifkimit të tij, hapen rrugët për anëtarësimin e shteteve të reja të cilat i plotësojnë kriteret e kërkuara nga BE-ja. Citoj Angela Merkel: “Deri tani kemi ndërmarrë hapa të rëdësishem dhe këtë do ta bëjmë edhe tutje. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë dhe vendet e tjera te Ballkanit dhe nëpërmjet Traktatit të Lisbonës kemi edhe të drejtën ligjore që të pranojmë me shumë se 27 shtete, që tashme jane pjesë e BE-së. Deri tash kemi qenë të bllokuar, s’kemi pasur mundësi ta pranojmë Kroacinë për shkak se deri me tani BE-ja ka qenë e ndërtuar në atë formë, që ka qenë e kufizuar për pranim me mbi 27 shtete”. Ratifikimi i Traktatit te Lisbonës gjithnjë sipas Merkel mundëson që BE-ja, jo vetëm të nënshkruaj marrëveshje stabilizim-asociimi, por edhe të pranoje vende të interesuara në Bashkimin Evropian, normalisht pasi që ato të arrijnë standardet e nevojshme për të qenë pjesë e projektit të madh – të quajtur Bashkimi Europian’’[8] Po si ka shkuar procesi i ratifikimit të Traktatit Reformues në të gjitha vendet anëtare. Shih tabelën me të dhëna për të gjitha shtetet, procedurat ratifukuese për secilin shtet dhe kushtet e vend për ratifikim.
· Ratifikimi i Traktatit Reformues-Lisbonës nga 27 shtete anëtare të BE-së:
Shtete Anëtare
Procedurat ratifikuese
Data
Shumica e kërkuar
Austria
Parlamenti
Aprovuar me 24 Prill 2008
Kompletuar 13 Maj 2008
2/3 me shumicë në të dy dhomat
Belgjika
Parlamenti
Kompletuar me 10 Korrik 2008
Shumicë e thjeshtë në 7 regjione dhe dhomat federale
Bullgaria
Parlamenti
Aprovuar me 21 Mars 2008; Kompletuar 28 Prill 2008
Shumicë e thjeshtë
Qipro
Parlamenti
Kompletuar me 3 Korrik 2008
Shumicë e thjeshtë
(veto e presidentit)
Republika Çeke


Parlamenti
Vonesa përshkak te gjykates ligjore deri në Shtatatot apo Tetor.
Aprovuar se parin nga dhoma e ulët.
Në Maj 2009 kompletuar.
Shumicë e thjeshtë (nese ska transfer fuqie'), apo 3/5 e parlamentit dhe senatit
Danimarka

Parlamenti
Aprovuar me 24 prill 2008
kompletuar 29 Maj 2008
Shumicë e thjeshtë (mbi 50% e anëtarëne të parlamentit prezent)
Estonia
Parlamenti
Kompletuar me 11 Qershor 2008
Shumicë e thjeshtë
Finlanda
Parlamenti
Paraqitur në Parlament Mars 2008 Kompletuar ne 11Qershor 2008
2/3 e shumicës
Franca
Parlamenti
Aprovuar 6-7 Shkurt 2008
Kompletuar 14 Shkurt 2008
Amendament kushtetues, shumicë e thjeshtë në të dy dhomat, dhe 3/5 në kongres
Germany
Parlamenti
Aprovuar nga dhoma e ulët me 24 Prill dhe nga dhoma e lart me 23 Maj 2008 Ratifikimi i kompletuar
Shumicë e thjeshtë në të dy dhomat dhe aprovimi i presidentit
Greqia
Parlamenti
Kompletuar me 11-12 Qershor 2008
Shumicë e thjeshtë
Hungaria
Parlamenti
Aprovuar me 17 dhjetor 2007
Kompletuar 6 Shkurt 2008
2/3 e shumicës
Irlanda

Referendum
Refuzuar me referendum popullor me 12 Qershor
Pritet tjetër referendum këtë vjeshtë
Shumicë e thjeshtë në parlament dhe mbi 50% e popullit në referendum
Italia
Parlamenti
Kompletur 8 Gusht 2008
Shumicë e thjeshtë në te dy dhomat
Letonia
Parlamenti
Aprovuar me 8 Maj 2008
Kompletuar me 16 Qershor 2008
Shumicë e thjeshtë
Lituania
Parlamenti
Kompletuar 8 Maj 2008
Shumicë e thjeshtë
Luksemburgu
Parlamenti
Aprovuar nga Parlamenti 20 Maj 2008
Kompletuar me 21 Korrik 2008
Shumicë e thjeshtë
Malta
Parlamenti
Aprovuar me 28 Janar 2008
Kompletuar 6 Shkurt 2008
Shumicë e thjeshtë
Holanda
Parlamenti
Kompletuar 8 Korrik 2008
Shumicë e thjeshtë në te dy dhomat
Polonia


Parlamenti
Procesi i kompletuar në Parlament dhe qeveri me 10 April 2008
Pritet nënshkrimi i presidentit
Shumicë e thjeshtë (nese ska transfer fuqie'), apo 3/5 e parlamentit dhe senatit, mbi 50% e anëtarëve të të dy dhomave
Portugalia
Parlamenti
Aprovuar me 23 Prill 2008
Kompletuar 17 Qershor 2008
Shumicë e thjeshtë
Rumania
Parlamenti
Aprovuar me 4 shkurt 2008
Kompletuar 11 Mars 2008
Shumicë e thjeshtë
Sllovakia
Parlamenti
Aprovuar në Parlament me 10 Prill 2008, kompletuar me 24 Qershor 2008
3/5 shumicë
Sllovenia
Parlamenti
Aprovuar me 29 Janar 2008
Kompletuar me 24 Prill 2008
2/3 shumicë
Spanja
Parlamenti
Aprovuar me 15 Korrik 2008
Shumicë absolute -Kongresi dhe shumicë e thjeshtë-Senati
Suedia
Parlamenti
Procesi ka filluar me 3 Korrik; Parlamenti voton tekstin në vjeshtë
Shumicë e thjeshtë
Mbretëria e Bashkuar



Parlamenti
Aprovuar nga dhoma e përfaqësueseve me 11 Mars. Aprovuar nga Anëtarët e dhomës së Lordëve në verë 2008. Kompletuar me 16 Korrik 2008.
Shumicë e thjeshtë në të dy dhomat
o Tabela e 27 shteteve anëtare që e kanë ratifikuar traktatin, në përjashtim të Irlandës që pritet të ratifikoj traktatin reformues.[9]

3. Çfarë do të bëjë Traktati Reformues?
· Rregullon marrëveshjet ekzistuese në mënyrë që të bëhen ndryshimet e nevojshme për një funksionim sa më efikas të BE-së. Do t’i lejonte BE-së që të largohet nga debatet e ndryshimeve institucionale dhe të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me qytetaret si: sigurimin e energjisë, krimi i organizuar dhe terrorizni, globalizimin, zgjërimin e metejmë dhe forcimin e zërit të europës në nivel botëror.
· Ndikon në ndryshimin e zgjedhjes dhe kohëzgjatjes së mandatit të Presidentit të Këshillit të Europës-së e cila do të jetë dy vjet e gjysëm, krahasur me atë që ishtë deri tani në gjashtë muaj kohëzgjatje dhe me rrotacion. Këshilli është trup përmes të cilit udhëheqësit e Shteteve Anëtare operojnë me drejtimin politik të BE-së.
· Krijon një Përfaqësues të Lartë të Unionit për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë. I caktuar nga Keshilli Europian dhe me pëlqimin e Presidentit të Komisionit, përfaqësuei i lartë do të udhëheç me politikën e jashtme të përbashkët dhe çështjet e sigurisë.
· Për herë të parë i’u jep hapsirë parlamenteve të shteteve anëtare në bërjen e Ligjeve Europiane. Çdo parlament nacional do të pranon propozimet drejëpërdrejtë lidhur me legjislacionin e ri të BE-së. Ata mund ta gjykojnë nëse propozimet janë konform parimeve të subsidiaritetit. Nëse një e treta është kundër propozimit, atëherë ajo i kthehët prap Komisionit për rishqyëtim.
· Zvogëlon numrin e Komisionerëve Europian në mënyrë që komisioni të funksionon në mënyrë më efektive kur numri i shteteve anëtare të jetë më i madh. Për momentin çdo shtet anëtar ka një komisioner që do të thotë se tani për tani janë 27, mirëpo në vitin 2014 planifikohet që numri i komisionerëve të zvogëlohet ku vetëm 2/3 dergojnë komisioner në të njejtën kohë, dhe ku çdo shtet do të ketë radhën e vet, në mënyrë të barabartë.
· Zgjeron votimin me shumicë të kufizuar në fusha të reja politike. Kjo ka të bëjë lidhur me politika të ndryshme si ato të vendim-marrjes, energjisë, çështjeve humanitare dhe të tjera.
· Paraqet një system të ri të votimit me shumicë lidhur me zgjedhjen e ministrave të shteteve anëtare në këshill. Sistemi i tanishëm i BE-së njihet si sistemi me shumicë të kufizuar. Nën-sistemin e ri ‘’shumicë e dyfishtë’’ një numër i madh i shteteve përfaqësojnë një përqindje të sigurtë të popullsisë së BE-së, që kërkohet për ta kaluar legjislacionin. Kjo do të thotë që 50% e shteteve anëtare (15 nga 27) që përfaqësojnë 65% e popullsisë së shteteve anëtare të BE-së duhët të votojnë në mënyrë që ligjet të kalojnë për miratim. Ligji i ri fillon të hyjë në fuqi në vitin 2014, me një periudhë tranzitore deri në vitin 2017.
· Ngrit numrin e fushave politike ku anëtarët e zgjedhur të Parlamentit Europian gjithashtu duhët ta aprovojnë legjislacionin e BE-së, bashkë me ministrat të shteteve anëtare në Këshill (e njohur në Këshill si bashkëvendim).
· Thjeshtëson rregullat në’’ rritjen e bashkëpunimit’’ ku shtetet anëtare të BE-së do të punojnë më përafër në çështjë të ndryshme pa ndikuar tek vendet që nuk dëshirojnë të bashkangjiten.
· Inkorporon kartën e të drejtave fundmentale në ligjin e BE-së. Karta ekspozon në një vend të drejtat që qytetarët e BE-së veç i posedojnë, për shembull, përmes konventes për të drejtat e njëriut apo përmes ligjit ekzistues të BE-së.[10]



4. Ndryshimet evidente institucionale sipas Traktatit Reformues
Traktati i Nicës e limitioi numrin e anëtarëve të parlamentit në 732, ndërsa Traktati I Lisbonës e ngriti atë në 751, kështu që shpërndarja e saktë do të vendoset nga Këshilli Eurpian ku numri i ulsëve do të varioj nga gjashtë deri nëntëdhjetë e gjashtë. Për momentin parlamenti ka 785 anëtar për asrye të masave kalimtare në lidhje me zgjerimin e vitit 2004 dhe 2007. Po cilat janë ndryshimet tjera sipas disa neneve më kryesore?
4.1 Neni 14. Përberja e Parlamentit Europian duhët të përbëhet nga përfaqësuesit e Unionit të Qytetereve dhe nuk duhët ta kapërcej numrin mbi shtatëqind e pesëdhjetë, plus Presidenti. Përfaqësusesit e qytetarëve do të jenë propercional me një prag prej gjashtë anëtarësh për shtëtin anëtar. Pra, asnjë shtet anëtar nuk mund të alokoj më shumë se nëntëdhjetë e gjashtë ulëse.
4.2 Neni 15. Zgjedhja e Presidentit të Këshillit të Europës. Këshilli i Europës do të zgjedh Presidentin me një shumicë të kufizuar, për një periudhë prej dy vite e gjysmë, me mundësi për ri-zgjedhje vetëm një herë. Në rast të bllokimit apo shkeljeve serioze, Këshilli mund t’ia marr mandatin e Presidentit në ushtrimit të detyrës me procedurë të njejtë.
4.3 Neni 16. Vendim-marrja në Këshill. Këshilli së bashku me Parlamentin Europian do të ushtroj funksionet legjislative dhe bugjetore. Do të vazhdoj me politik-bërjen dhe funksionet kordinuese, siç parashihen në marrëveshje.
4.4 Neni 17. Përbëja e Komisionit. Komisioni i emëruar në mes të datës së hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës dhe 31 Tetor 2014, do të përbëhet nga një anëtar i vendeve anëtar duke përfshirë Presidentin dhe Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Marrëdhënjet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, që duhët të jetë njeri nga Zëvendës Presidentet e tij.
4.5 Neni 3. Kompetencat e veçanta. Unioni do të ketë kompetenca të veçanta në disa fusha si, unioni doganor, themelimin e rregullave të nëvojshme konkuruese për funksionimin e tregut të brendshëm, politikat monetare për shtetet anëtare monedhë e të cilave është Euro, bisedimet lidhur me burimet biologjike marinare nën politikat e përbashkëta të peshkimit, politikat e përbashkëta komerciale e te tjera.
4.6 Neni 18. Përfaqësuesi i Lartë për Politik të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë. Këshilli i Europës, që vepron sipas shumicës së kufizuar, në marrëveshje me Presidentin dhe Konisionin, duhët të emroj një Përfaqsues të Lart të Unionit për Politik të Jashtme dhe të Sigurisë. Këshilli i Europës mund t’ia ndërpres mandatin e tij me procedurë të njëjtë.
4.7 Neni 42. Shtete anëtare duhët të kenë kapacitete civile dhe ushtarake të gatshme për Unionin për implementimin e sigurisë së përbashkët dhe politikat e mbrojtjes, në mënyrë që të ju kontribohet objektivave të përcaktuara nga Këshilli. Shtete anëtare të cilat së bashku i themelojnë forcat multinacionale, gjithashtu mund t’i bëjnë ato gatshme të kujdesen për sigurinë dhe politikat mbrojtëse.[11]
5. Bashkimi Europian në shekullin 21 sipas Traktatit të Lisbonës
Padyshim Europa nuk është vendi që ishte para 50 vitesh, as edhe pjesa tjeter e botës, gjithçka ka ndryshuar. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, BE-ja po ballafaqohet me çështje të reja si globalizimi, ndryshimet demografike, ndryshimi i klimës, nevoja për burime të energjisë së qendrueshme dhe kërcënimet lidhur me sigurinë. Këto janë sfidat që ballafaqohet Europa në shekullin 21. Shikuar në ecurit e deri tashme, shtetet e BE-së nuk mund t’i arrijnë apo të përballen të vetme me këto sfida, mirëpo veprimi i unifikuar si NJË trung i vetëm i BE-së mund të ofroj rezultate dhe t’iu përgjigjet brengave të qytetarëve të tërë unionit. Kjo është arsyeja se pse BE-ja duhet të modernizohet. Dihet se më zgjerimet e fundit unioni ka arritur numrin 27 anëtaresh, dhe paraqitet nevoja për mjete efektive dhe koherente në mënyrë që unioni të i’u rezistoj sfidave dhe ndryshimeve shumë rapide që sot po ndodhin në botë. Kur Traktati i Lisbonës u nënshkrua me 31 dhjetor të vitit 2007, dhe kur liderët e BE-së ranë në ujdi për traktatin dhe rregullat e reja ata kishin si qëllim ngritjen ekonomike, progresin politik, ndryshimet shoqërore që po ndodhnin dhe nevojat jetësore, shpresat dhe pritshmëria e qytetarëve e Bashkimit Europian. Traktati i Lisbonës do të definoj se çka mund dhe çka nuk mund të bëjë, dhe çfarë mënyra dhe mjete do të përdor për arritjen e qëllimeve. Traktati do të ndryshoj strukturën e funksionimit të institucioneve të BE-së dhe se si ato do të veprojnë. Si rezultat e kësaj, institucionet e BE-së do të jenë më demokratike dhe vlerat e saj thelbësore do të prezantoheshin me mirë. Ky Traktat është krijuar pas shumë negociatave mes vendeve anëtare në konferenca ndërqeveritare, në të cilin Komisioni dhe Parlamenti kanë qenë të përfshirë gjithashtu. Siç u theksua edhe me lart, traktati nuk mund të hyjë në fuqi pa u ratifikuar nga secili vend prej 27 vendet anëtare të BE-së, dhe atë duke zgjedhur veç e veç mënyrat dhe procedurat e ratifikimit, në përputhje me ligjet dhe kushtetutat nacionale në fuqi (shih tabelen e dhenë më lart). Sipas artikullit 6, të ‘Traktati i Lisbonës’ ky traktat duhët të hyjë në fuqi me 1 Janar 2009, duke siguruar që të gjitha elementet retifikuese janë depozituar, apo, dhështimi që, që në ditën e parë të muajit duke ndjekur instrumentet ratifikuese të shtetit të fundit nënshkrues ta bëjë këtë hap. Dihët që deri tani 26 shtete anëtare e veç e kanë miratuar Traktatin, ku 23 prej tyre i kanë depozituar ratifikimet e tyre në Romë.[12] Pra mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në referendumin e dytë që do të mbahet në Çeki (ratifikimi apo refuzimi i serishëm) dhe pastaj do të mund të predikohej se si do të vijonin apo procedonin ngjarjet në strukturën e Bashkimit Europian si familje, dhe në ecuritë e përgjithshme të këtij organizmi. Pra, i mbetet kohës, që nuk është larg, dhe të shihet se shpresat e kujt do të realizohen apo të vazhdohet më pritje të mëtejme.

Konkluzioni:


v Pas gjithë asaj që u shtjellua deri këtu, mund të theksohet se të studiuarit e BE-së është një sfidë pasi që dihet zanafilla apo fillimi i krijimit të BE-së, dihet se si është proceduar deri ketu, pra janë mbajtur takime të panumërta, janë bërë përpjekje për unifikim të unionit, por është hasur në pengesa të shumta, prandaj edhe nuk dihet se çka do të ndodh në të ardhmën, apo si do të jetë struktura e kësaj familje në të ardhmën. Pra, në këtë punim kishte orvatje që të përfshihen apo përmblidhen sa më shumë detaje, bazuar në përvojat dhe shkrimet e deritanishme, në mënyrë që sado pak të hidhet dritë në atë se çka është BE-ja, si është krijuar, si po fonksionon, dhe si do të procedohet me tej në realizimin e ëndërrave të themelueseve të saj. Si përfundim mund të thuhet se kjo është një temë majftë e gjerë ku mund të vazhdohet edhe më tej, më sqarime të reja, pasi që ka edhe shumë elemente dhe faktor që nuk kanë mundur të përfshihen në këtë rezyme. Por sipas analizave të thukta që janë bërë dhe shqyrtimit të të gjitha traktateve veç e veç, që nga traktati i Parisit dhe deri te Traktati Reformues, si njëri ndër traktatet e fundit mund të thuhet se prej fillimit ka pasur levizje pozitive në reformim dhe cilësi duke u munduar që t’i përshtatet kërkesave të kohës. Prandaj, është shpresëdhënës fakti që nëse Traktati Reformues ratifikohet edhe nga shtetet e fundit, që ka mundesi të mira për një gjë të tillë, atëherë zgjerimi dhe endërra e shumë shteteve për t’ju bashkangjitur BE-së do të realizoheshin. ’’Këtu do t’i referohem kreut të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ku shprehet se udhëheqësit e vendet anëtare të BE-së duhet të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e Irlandes, në mënyrë që traktati të ratifikohet dhe funsionalizohet’’ [13]





Përmbledhja vetijake:

v ’’Si përfundim, mendoj se të studiuarit e Unionit Europian është një sfidë po aq e madhe sa edhe sfiduese, mjaft dinamike, komplekse dhe në të njëtën kohë shumë e pa parashikueshme lidhur më ecuritë apo rrugëtimin e këtij unioni në të ardhmen. Nga pikëpamja ime, evoluimi i proceseve në BE- mund të konsiderohet si diçka e pa predikueshme por që duhet fokusuar në vëzhgim sistematik të ecurive dhe proceseve se si ndodhin fenomenet e ndryshme brenda kësaj krijese shumëanëtarëshe, gjithnjë duke u bazuar dhe mbështetur në fakte, kryesisht në atë se si kanë evoluar gjërat që nga krijimi i unionit deri më sot. Si proces dhe fenomen, BE-ja mund të përkufizohet si një’ satelit’ i pagjurmuar mirë, si një ’anije kozmike’ akoma e pa testuar dhe që nuk mund t’i dihen kahjet e sakta të lëvizjeve dhe ndryshimeve që priten të ndodhin në të ardhmen. Dihen konditat a parashtruara nga ekspertet europian lidhur me procesin e planifikimit të ecjeve politike, ekonomike, sigurisë, bashkëpunimit dhe të zgjerimit me anëtar të rinjë, por i mbetet kohës dhe rrethanave se si do të mbyllet kaptina e BE-së, kur dihet se ekziston ’pro-et-kontra’ në mesin e shteteve anëtare të unionit.’’ Mirëpo një gjë është mëse e qartë, bazuar në Traktatin Reformues, unioni është në rrugë të mbarë dhe sikur të mbizotëron arsyeja dhe vullneti i mirë, shumë shpresa njërëzish do ta shuanin etjen e lëvizjes së lirë dhe të qënit Europian i barabartë me të gjithë të tjerët.










BIBLIOGRAFIA:

· REKA Blerim&SELA Ylber:“Hyrje në të Drejtën e Unionit Evropian“ Tetovë, 2007
· TRANØY-MELLBYE-KVAL, Politika dhe Demokracia, Prishtinë, 2006
· KOCSIS Laszlo: ‚’’European Economic Integration, Budapest, 2009
· D’ARCY François,’’Politikat e Bashkimit Evropian’’, përktheu Papirus, 2007
· (http://www.bankofalbania.org/ëeb/Traktati_i_Romes_2088_1.php)
· (http://www.alsat.tv/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=2079)
· (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/6901353.stm)
· (http://www.euractiv.com/en/future-eu/ratifying-treaty-lisbon/article-170245)
· (http://www.euractiv.com/en/future-eu/taking europe into the 21st century)

· (http://www.fco.gov.uk/en/fco-in-action/institutions/britain-in-the-european-union/global-europe/eu-lisbon-treaty/ëhat-the-lisbon-treaty-ëill-do)
· http://www.alsat.tv/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=2285



· ( http://www.zeriyt.com/aktualiteti-shqiptar/traktakti-i-lisbones-mban-peng-anetaresimin-e-
shqiperise-ne-be-t42901.0.html)







[1] Kval-Mellbye Tranøy, Politika dhe Demokracia, fq.186
[2] Reka Blerim/ Sela Ylber, Hyrje në të Drejten e Unionit Evropian, fq 11-13
[3]http://ëëë.bankofalbania.org/ëeb/Traktati_i_Romes_2088_1.php

[4] François d’Arcy, Politikat e Bashkimit Evropian, Papirus 2007(Përkthyer)
[5] Reka Blerim/ Sela Ylber, Hyrje në të Drejten e Unionit Evropian, fq 17
[6] http://ëëë.alsat.tv/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=2079
[7] http://neës.bbc.co.uk/2/hi/europe/6901353.stm

[8] http://ëëë.zeriyt.com/aktualiteti-shqiptar/traktakti-i-lisbonës-mban-peng-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-t42901.0.html

[9] http://ëëë.euractiv.com/en/future-eu/ratifying-treaty-lisbon/article-170245
[10]http://ëëë.fco.gov.uk/en/fco-in-action/institutions/britain-in-the-european-union/global-europe/eu-lisbon-treaty/ëhat-the-lisbon-treaty-ëill-do

[11] KOCSIS Laszlo: ‚’’European Economic Integration
[12]http://ëëë.euractiv.com/en/future-eu/taking europe into the 21st century

[13] http://www.alsat.tv/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=2285

No comments:

Post a Comment